Osmani dhe Kurti me mesazhe shpresëdhënëse për 14 vjetorin e pavarësisë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë për të shënuar 14-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Presidentja Vjosa Osmani tha se popullit të Kosovës i janë dashur shumë mund dhe sfida për ta arritur lirinë. Ajo ka përmendur edhe ndihmën e aleatëve të Kosovës në këtë rrugëtim.

Presidentja Osmani është zotuar se ”nuk do të ndalen derisa ta bëjnë Kosovën shtet ashtu siç e dëshiruan ata që ranë për të dhe çfarë e meriton secili qytetar i vendit”.

- Advertisement -

“Institucionet me të gjithë mekanizmat e vet janë garantues se nuk do të lejojmë cenimin e integritetit territorial dhe të rendit juridik të republikës sonë. Do të jemi të vëmendshëm e të vendosur, republika është interesi mbi të gjitha. Ne na lidhë shumëçka me Evropën, por asgjë nuk na ndanë. Në këtë rrugëtim duhet ta ruajmë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë tonë, duhet ta forcojmë sundimit e ligjit, ta përmirësojmë edhe më tej qeverisjen në interes të qytetarëve, t’i forcojmë institucionet dhe edhe më tutje ta zhvillojmë ekonominë e vendit”, tha Osmani.

Kryeministri, Albin Kurti në shënimin e 14-vjetorit të pavarësisë se Kosovës ka thënë se Republika e Kosovës është e përcaktuar për anëtarësimin e saj në institucionet euroatlantike.

Ai tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë rezultat i luftës çlirimtare, kauzës së drejtë për vetëvendosje dhe solidarizim i botës demokratike.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar në anëtarësimin në institucione euroatlantike dhe çdo ditë punojmë për të dëshmuar përkushtimin tonë në këtë drejtim. Evropa është horizonti ynë i përkatësisë së të jetuarit, ndërsa NATO është kushti i paqes për të gjithë ne”, ka thënë Kurti.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 Shkurt të vitit 2008. Deri sot, 117 vende të botës e kanë njohur atë.

Për 14 vjet shtetësi, Kosova është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë ato financiare dhe sportive.

Në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Kosova nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë e të tjera.

LEXONI GJITHASHTU: 

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

U gjet i vdekur me plumb në kokë, pas vëllait merret në hetim dhe shoku i shqiptarit

Policia italiane po vijon hetimet për vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar Enrico Aliaj. Të dhënat paraprake tregojnë se ai ndërroi jetë nga një goditje me armë...

Mbyti të ëmën me plastmas në Përmet, Gjykata lë në burg 24-vjeçarin

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 24-vjeçarin Albi Muhollari, i cili mbyti të ëmën me qese plastmasi. Ngjarja e rëndë ndodhi...

Hidhet në erë me eksploziv bankomati në Shkup

Një bankomat i një banke private është hedhur në erë me eksploziv në lagjen Butel të Shkupit në Maqedoninë e Veriut mëngjesin e sotëm. Mediat...

TË FUNDIT

U gjet i vdekur me plumb në kokë, pas vëllait merret në hetim dhe shoku i shqiptarit

Policia italiane po vijon hetimet për vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar Enrico Aliaj. Të dhënat paraprake tregojnë se ai ndërroi jetë nga një goditje me armë...

Mbyti të ëmën me plastmas në Përmet, Gjykata lë në burg 24-vjeçarin

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 24-vjeçarin Albi Muhollari, i cili mbyti të ëmën me qese plastmasi. Ngjarja e rëndë ndodhi...

Hidhet në erë me eksploziv bankomati në Shkup

Një bankomat i një banke private është hedhur në erë me eksploziv në lagjen Butel të Shkupit në Maqedoninë e Veriut mëngjesin e sotëm. Mediat...

Dëshmoi për rreth një orë në SPAK, Silva Bino: Isha për një punë

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se ajo ka...

Tabaku takime në Maqedoninë e Veriut për çështjen e integrimit të rajonit

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europian, Jorida Tabaku, ishte në një vizitë në Maqrdoninë e Veriut për të marrë pjesë në takimin e parë...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×