Osmani: Serbia s’mund të ecë edhe me Rusinë edhe me BE-në

1 Korrik 2022 | 20:04

Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë se nuk mund të ecë edhe rrugës së Moskës edhe asaj të BE-së njëherësh, duke iu referuar marrëdhënieve të dyfishta të Beogradit zyrtar me Rusinë dhe BE-në.

Në një intervistë për CNN, Osmani ka folur edhe për njohjen reciproke Kosovë-Serbi, shkruan KosovaPress.

Ajo ka thënë se sa më shpejt që Serbia t’i thërrasë mendjes, do të jetë aq më mirë për të dyja palët dhe rajonin në përgjithësi.

“Njohja reciproke është hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe Serbia sa më shpejt që e kupton këtë se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, do të jetë më e mirë për ta, marrëdhëniet tona dhe paqen e stabilitetin afatgjatë në rajon”, ka thënë Osmani.

Osmani ka folur edhe mbi anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ajo ka thënë se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Kosovën, por edhe për sigurinë e rajonit në kohën e agresionit rus në Ukrainë.

“NATO do të jetë më e fuqishme vetëm me vende sikurse Kosova, e cila beson në të njëjta vlera dhe dëshiron të kontribuojë. Kjo është edhe arsyeja pse ne i kemi vendosur menjëherë sanksionet Rusisë pas invazionit në Ukrainë”, ka thënë Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026