Osmani vizitë në Shkup: Të zbatohet ligji për gjuhën shqipe

26 Prill 2023 | 16:33

Në vizitën e parë si presidente e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Vjosa Osmani u bëri thirrje autoriteteve maqedonase që të fuqizojnë rolin e shqiptarëve si shtet-formues dhe shtet-ndërtues.

Në foltoren e Parlamentit të RMV-së, ajo kërkoi edhe përdorim të përpiktë të gjuhës shqipe nëpër institucionet shtetërore.

 “Rritja e investimeve në vendbanimet ku jetojnë shqiptarët, fuqizimi i mëtejmë i njësive të vetëqeverisjes lokale me kapacitete dhe financa, shpresoj të shihet si prioritet. Në këtë mënyrë krijohen mundësi shtesë që qytetarëve të ju ofrohen shërbime sa më cilësore, si dhe të garantohet përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e shtetit,” – u shpreh Osmani.

Ajo kujtoi arritjet e shqiptarëve në RMV pas konfliktit të vitit 2001 si universitetet në shqip, përfaqësimi në institucione dhe kërkoi edhe më tej të fuqizohet roli i tyre në shtet.

“Sot në Maqedoninë e Veriut funksionojnë disa universitete që ofrojnë programe studimi në gjuhën shqipe , ato garantojnë ruajtjen e identitetit , përderisa hedhin themelet e diturisë që ndihmon në integrimin e tyre të plotë të shqiptarëve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut. Pa dyshim se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është element shumë i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës,” – tha Osmani.

Nga ana tjetër, homologu maqedonas Stevo Pendarovski kërkoi bashkëpunim për të penguar ndikimin nga palë të treta që duan destabilizimin e rajonit.

 “Ne mbështesim vendimin e BE për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në takimin me presidenten Osmani, biseduam edhe për mundësitë për avancimin e të drejtave të maqedonasve në Kosovë, në kohën kur fatkeqësisht janë riaktivizuar disa propaganda të huaja,” – deklaroi ai.

Në ditën e dytë të vizitës së saj në RMV, presidentja kosovare do të marrë pjesë në disa evenimente të organizuara nga shqiptarët si emërimi i një rruge në Çair të Shkupit si “Ibrahim Rugova”, dekorimi me urdhrin “Hasan Prishtina” i të ndjerit Arbën Xhaferi, si dhe do të dhurojë libra për bibliotekën e Manastirit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026