“Pacientit i kulloi uji nga koka përjashta”- Kirurgu rrëfen ndërhyrjen delikate
Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT, Artur Xhumari, ka treguar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews për një operacion të veçantë të zhvilluar, për heqjen e tumorit në tru përmes ndërhyrjes nga hunda.
Xhumari tha se operacioni ishte i vështirë, sepse pas heqjes së tumorit, pacienti shfaqi komplikacion pasi nuk iu mbyll që me tentativën e parë “dritarja” lidhëse mes hundës dhe trurit.
Ai shpjegoi se nëse kjo “dritare” nuk mbyllet, atëherë uji që gjendet në kokë, rrjedh nga hundët dhe krijon mundësi për infeksione të shumta
“Nëse hapet dritarja për të vazhduar punën dhe për të hequr tumorin që është në kokë, më pas duhet mbyllur. Këtu hyn bashkëpunimi me mjekun ORL, sepse ata janë të aftë që ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme, me më pak rreziqe që të mos mbyllet.
Dhe nëse ndodh komplikacioni që ajo rrugë nuk mbyllet, ata janë të aftë të gjejnë një metodë të dytë, të tretë, të katërt, derisa të mbyllet. Gjë që na ndodhi edhe me Oltin, i cili nuk iku nga spitali 3-4 ditë më pas, por një javë e gjysmë më pas, pasi na bëri këtë komplikacionin.
Pasi nuk u arrit të mbyllej në tentativën e parë kjo rrugë. Nëse nuk mbyllet rrjedh ujë nga koka përjashta. Ju e dini që ne kemi edhe ujë në tru, që truri të mos vritet shumë. Rreziku është që të ndodhin infeksione”, tha Xhumari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit