Paguani me rubla ose do t’i japim fund kontratave të gazit, kërcënon Putin

31 Mars 2022 | 16:12

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi se kontratat e shitjes së gazit rus do të ndërpriten nëse pagesat nuk bëhen në rubla.

Deklarata u bë pas nënshkrimit të një dekreti që thotë se blerësit e huaj duhet të paguajnë me rubla për gazin rus duke nisur nga e premtja, raporton BBC.

Pas vendosjes së sanksioneve të reja nga Perëndimi, Putin tha se lufta ekonomike kundër Rusisë ka filluar vite më parë.

Fuqi të mëdha ekonomike si Gjermania dhe Italia mbështeten te gazi rus për nevoja të konsiderueshme energjetike.

Qeveria e Ukrainës ka thënë se kjo varësi ka ndaluar disa vende të BE-së të ofrojnë nivelin e duhur të mbështetjes për të luftuar ndaj pushtimit rus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026