Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së, embargo e pjesshme naftës ruse
Gjatë samitit të fokusuar për të ndihmuar Ukrainën, liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord që të bllokojnë më shumë se 2/3 e importit të naftës ruse.
Embargoja e pjesshme përfshin vetëm naftën ruse të sjellë përmes detit duke lejuar kështu importin e përkohshëm të shpërndarë përmes linjave të tubacioneve .
Presidenti i Këshillit Evropian bëri me dije marrëveshjen e arritur duke theksuar se po ndërpritet një nga burimet e fuqishme të makinerisë së luftës ruse
“Për të qenë të qartë, vendimi prek 75% të naftës ruse dhe kjo do të thotë se përpara fundit të vitit rreth 90% e naftës së importuar ruse do të jetë pjesë e embargos” theksoi Charles Michel.
“Elementë të tjerë në paketën e sanksioneve janë gjithashtu të rëndësishëm, sikundër është largimi i shpejtë i SBERBANK. Kompanitë evropiane janë të ndaluara të sigurojnë anijet ruse. Ndalimi për kompanitë ruse përfshin një gamë të tërë shërbimesh biznesi dhe imponon pezullimin e transmetimit në Bashkimin Evropian të tre mediave të tjera shtetërore ruse,’ – deklaroi Ursula Von der Leyen.
Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, u bëri thirrje liderëve që t’i japin fund “argumenteve të brendshme” që pengojnë ndalimin e naftës dhe paketën e gjashtë të sanksioneve.
Kryeministri hungarez Viktor Orban bllokoi një ndalim total të naftës pasi vendi i tij pa dalje në det merr më shumë se 60% të naftës nga Rusia nëpërmjet tubacionit Druzhba të epokës sovjetike.
Ky është një samiti dyditor dhe pavarësisht vonesës së bisedimeve, liderët e BE-së do të kthehen për diskutuar çështje të tjera të lidhura me Ukrainën, si siguria ushqimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij