Paloka: Do kërkojmë ngritjen e një Komisioni hetimor për përgjimet e Sky Ecc
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se opozita do të kërkojë në Kuvend ngritjen e një komisioni hetimor, që do të quhet ‘Komisioni i së Vërtetës’.
Komentet Paloka i bëri gjatë një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku tha se ky komision do të ketë për qëllim të zbardhë lidhjet e politikës me krimin.
Paloka tha se në bisedat e SKY ECC nuk rezulton të ketë deputetë të opozitës, por vetëm të mazhorancës.
Ai tha gjithashtu se në mbledhjen e Grupit Parlamentar do të vendoset lidhur me aksionin e opozitës në Parlament, pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji.
Kujtojmë se aplikacioni Sky Ecc është përdorur nga grupet kriminale në shtete të ndryshme, pasi ishte jashtë rrezes së kontrollit nga Policia.
Por pas zbërthimit të tij pak kohë më parë, dolën në pah shumë biseda të anëtarëve të grupeve kriminale, edhe në Shqipëri, ku ajo që binte në sy ishte edhe përfshirja e politikanëve të lartë shtetërorë në këto grupe.
Pjesë nga fjala e Palokës:
PD ka qenë inciatore e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, jemi dhe do të jemi në mbështetje të procesit të integrimit.
Ne ndodhemi në një narko-regjim i cili nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE.
Nuk do të jemi pjesë e komisioneve deri sot në mbledhjen e grupit që do të zhvillohet ne orën 15.00. Në këtë mbledhje do të vendosim për sjelljen që do të kemi në Parlament.
Do të kërkojmë në Kuvend ngritjen e një komisioni i cili do të quhet Komisioni i së Vërtetës, në mënyre që të zbardh lidhjen e krimit me politikën. Nuk ka deputet të opozites në bisedat e SKY ECC.
Nga informacionet që kemi ne dalin deputetë dhe ministra të mazhorancës të lidhur me krimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë