Pamflete me gjuhë urrejtjeje në Veri, policia e Kosovës nis hetimet

13 Shtator 2024 | 14:33

Policia e Kosovës ka konfirmuar të premten për Radion Evropa e Lirë se ka nisur hetimet pas identifikimit të disa pamfleteve me gjuhë urrejtëse në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se me urdhër të Prokurorisë, rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

Deri më tani, sipas Elshanit, nuk është askush i dyshuar.

Pamfletet që janë parë në veriun e banuar me shumicë serbe, kanë qenë me fotografi të disa personave të maskuar dhe të armatosur, me mbishkrimet se të gjithë janë “Millana dhe vëllezër nga Banjska”, dhe që janë në pritje të “okupatorit”.

Në disa pamflete është parë edhe fotografia e Millan Radoiçiçit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili e ka pranuar organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin kundër Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në këmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Dy ditë më parë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave – në mesin e tyre edhe Radoiçiç – për sulmin e armatosur në Banjskë.

Të përfshirët, sipas prokurorit të rastit, Naim Abazi, kanë pasur role të ndryshme brenda grupit të tyre kriminal – “duke filluar nga organizimi dhe drejtimi i aktiviteteve terroriste deri te financimi dhe shpëlarja e parave”.

Në aktakuzë nuk është përmendur përfshirjen e mundshme e udhëheqësisë së Serbisë, ndonëse autoritetet e Kosovës e akuzojnë atë vazhdimisht për sulmin në Banjskë, të cilin e konsiderojnë terrorist.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026