Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Itali, situatë alarmante në Siçili
Siçilia është goditur nga një stuhi e fuqishme, e cila ka shkaktuar përmbytje masive dhe dëme të shumta materiale.
Stuhia është përshkruar nga banorët si një ngjarje që ndodh vetëm një herë në jetë dhe konsiderohet një nga incidentet më të rënda meteorologjike të viteve të fundit.
Në vetëm 12 orë, stuhia solli reshje shiu , të cilat zakonisht bien gjatë gjithë vitit, duke shkaktuar përmbytje masive dhe dëme të konsiderueshme.
Ekipet e shpëtimit janë mobilizuar për të ofruar ndihmë personat që ishin të bllokuar në shtëpitë e tyre, pasi rrugët dhe qytetet ishin përmbytur.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë një situatë apokaliptike, me makina të përmbysura të cilat i merr rrjedha e ujit.
Një nga zonat më të goditura ka qenë Acireale, veçanërisht lagjja Altarello, ku ekipet e emergjencës po punojnë me intensitet për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë.
Stuhitë kanë prekur gjithashtu edhe rajone të tjera të Italisë, përfshirë Piemonten, Emilia-Romagnan dhe Marchen, ku reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytje të mëdha, duke shtuar pasiguri dhe duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
https://www.youtube.com/watch?v=M1YbH1_ysS8
LEXONI GJITHASHTU:
Vrau 15 pacientë dhe u përpoq të fshihte gjurmët, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani
Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën
Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake
- 16:30 Egjipti kërkon përjashtimin e gjyqtarëve nga Kupa e Botës
- 16:29 Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiç, lirohet nga burgu
- 16:25 Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve
- 16:18 Samiti i NATO-s, Trump flet me Zelensky-n për Iranin: Nëse duhet, do t’i shkatërrojmë
- 16:18 Trump: Zelensky dhe Putin duan marrëveshje, SHBA do t’i japë Ukrainës licencë për prodhimin e sistemeve Patriot
- 16:05 Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar