Pamje tronditëse të qytetarëve që mundohen t’i ikin bombardimeve pranë Kievit
Irpin – një qytet rreth 20 km në veri perëndim të Kievit – është dëmtuar masivisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.
Fotot e mëposhtme tregojnë skenat kaotike të njerëzve që mundohen të largohen në mes të shpërthimeve që buçasin në sfond.
Në njërën prej pamjeve dhjetëra qytetarë ukrainas shihen teksa mundohen të evakuohen duke kaluar nëpërmjet një ure të shkatërruar nga sulmet ruse.
Të detyruar të largohen në këmbë dhe me ndihmën e ushtarëve ukrainas, kjo turmë njerëzish po mundohet të evakuohet me anë të një shtegu të improvizuar i cili kalon mes për mes një ure të shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.
Qyteti i Irpin është shënjestruar prej ditësh nga sulmet ruse, të cilat kanë dëmtuar zona rezidenciale, ndërtesa, rrugë dhe ura.
Trenat kanë qenë mënyra kryesore me anë të të cilës banorët e këtij qyteti po mundohen të largohen me shpresën se do të evitojnë sulmet e fuqishme nga ajri. Mes tyre ka pasur edhe të moshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve





