Pamjet e sherrit mes 2 familjeve në Durrës, si përfunduan te shkopat e bejsbollit

30 Korrik 2023 | 15:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Hamallaj të Durrësit, një konflikt për motive pronësie ka degjeneruar në dhunë dhe të shtëna armësh mes dy familjeve Kaçi dhe Nikolla.

Nuk dihet ende nëse janë vetëm shkaqet e pronësisë apo ka pasur edhe shkaqeje të tjera të cilat sollën konfliktin mes dy familjeve.

Mes personave të përfshirë ka qenë edhe një punonjës i gardës Martin Nikolla, i cili është  shoferi i kryetares së kuvendit Lindita Nikolla.

Punonjësi i gardës është shkarkuar menjëherë nga detyra nga ministri i brendshëm Taulant Balla.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë nëkonflikt. Sipas dëshmive të dhëna para grupit hetimor, kryefamiljari Pjetër Kaçi ka qenë duke ecur kur vëllezërit Nikolla i kanë zënë rrugën, pasi ka shkuar në shtëpi 80-vjeçari u ka treguar djemve se çfarë kishte ndodhur e këta të fundit të pajsur me mjete të forta, shkopa bejsbolli dhe leva hekuri janë përplasur me vëllezërit Nikolla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026