Panairi i punës në Tiranë, ofrohen qindra vende pune
Mbi 800 vende pune ofrohen për të rinjtë në panairin e punës dhe aftësive në Tiranë.
Çdokush mund t’u drejtohet stendave të 30 kompanive pjesëmarrëse në Pallatin e Kongreseve për të mësuar më shumë për mundësitë që ofrohen.
“Ne jo vetëm punësojmë njerëz, ne investojmë te ta, ne krijojmë dije dhe aftësi ndërkombëtare. Krijojmë profesioniste ndërkombëtarë dhe provë e kësaj është se shumë prej punonjësve tanë kanë lëvizur ndër vite në pika të tjera të Vodafone. Vodafone ka hapësira jo vetëm për eksperienca profesionale, por edhe për të rinjtë, të rinjtë e diplomuar”, tha Katia Stathaki, CEO i Vodafone në Shqipëri.
“Panairi i punës sigurisht ofron mundësi për të takuar kandidatë të cilët janë të interesuar për pozicione të reja pune, për punonjës që duan të ngrihen në karrierë ose për ata të rinj të cilët ende nuk e kanë mirë orientuar rrugën në drejtimin që duan të marrin”, tha Rexhina Belalla, drejtore e Burimeve Njerëzore – Le Spot Group.
Panairi i Punës dhe Aftësive është organizuar nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri dhe Bashkisë së Tiranës.
“Unë mendoj se kjo është një dëshmi e angazhimit të përbashkët për një gjithë përfshirje sociale. Është një event fantastik për rininë shqiptare”, Sophia Philippidou, ambasadore e Greqisë në Shqipëri.
Panairi do jetë një mundësi e hapur për punësim përgjatë dy ditëve, deri me 24 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit