Panairi i Shkencës, 30 gjimnaze prezantojnë idetë e tyre në teknologji

18 Dhjetor 2023 | 18:38

Të rinjtë e 30 gjimnazeve të Tiranës kanë prezantuar idetë e tyre në teknologji. 10 ditë idetë më të mira do të garojnë për t’u prezantuar në konkursin kombëtar dhe më pas atë europian.

Mbi 30 shkolla të mesme të Tiranës, kanë marrë pjesë në panairin e shkencave, artit, dizanjit dhe inxhinierisë. Me përfaqësuesit e tyre, nxënës në fusha të ndryshme, kanë prezantuar idetë e tyre, ku fokusi është mbrojtja e mjedisit.

“Jemi përfaqësues të shkollës Sami Frashëri dhe ne kemi sjellë një projekt i cili ka në bazë, krijimin e një energjie tekonologjike, për shkollën tonë por mund ta shtrijmë edhe më gjërë…projekti përfaqëson një pllakë që ecjen tonë do ta kthejë në energji eletrike ndërmjet disa mekanizamve, që kur shtypet pllaka krijojnë një shpejtësi të caktuar, shpejtësi kthehet në energji teknike dhe më pas më ane të dinamos do kthehet në enerjgi elektirke….kjo mendoj se do të ndihmojë të gjtihë institucionet për krijimin e një  buxheti që harxhohet për energji por mund të ruhet”, thanë përfaqësuesit e gjimnazit.

Shqipëria është një vend i cili po vizitohet nga tursitët cdo vit e më shumë. Ndaj dhe nxënësit kanë menduar të sjellin hartën e qarqeve, e cila në foksu ka njohen e pikave kryesorë të Shqipërisë nga të huajt por dhe vendasit.

“Kemi hartën e qarkeve të shqipërisë përmes dritave led, e cila përmes dritave na ndihmon të shikojë vendodhjen e cdo qakur dhe më pas do na infromojë për cdo qark, për historinë e tij, kulturën, trashëgimitë kulturore, pikat turistike nga anglisht dhe në shqip”, tha një vajzë tjetër.

Ekspertët thonë se të tilla projekte, duhet të jenë sa më të pranishem në shkolla, në cdo fushë. Pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kemi dhe një ulje të numrit e të rinjtve të papunë.

“Të kenë mundësi që nesër jo vetëmr e redukojnë më ulejn e papunësisë, por dhe si një model i sukseshëm jashtë shqipërisë kudo që do shpërndajnë talentin e tyre….do ndryshojë dhe do evolojë mënyrën sesi sektorë të caktuar kanë përditësuar sa i takon tendecave aktuale të teknologjisë”, tha eksperti i punësimit, Erion Muça.

Të rinjtë kanë prezantuar, idetë e tyre, përpara 10 ekspertëve të cilët do të përzgjedhin 10 finalistët që do të marrin pjesë në panairin kombëtar, për tu prezantuar më pas në atë evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:30, ata...
19:56 | 09/07/2026

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore

Evropa Perëndimore ka përjetuar qershorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa valët ekstreme të të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe...
19:16 | 09/07/2026