Pandemia, Basha akuza ndaj Ramës: Spitalet janë në kolaps. Kryeministri: Krydemokrati synon panikun, po sillet si kalama i llastuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë plan për numrin e lartë të infektimeve me coronavirus. Sipas kreut të PD-së spitalet janë në kolaps dhe se të sëmurët po dergjen nëpër ambulanca. Basha thekson se ka ardhur koha që Edi Rama të largohet.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.”, shprehet Basha.
Ky i fundit nënvizon më tej se demokratët do të fitojnë zgjedhjet dhe do të ngrenë edhe ekomoninë.
“Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.”, shkruan Basha.
Nuk ka munguar edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë në një postim në Twitter shkruan se Basha synon panikun dhe çoroditjen dhe kërkon të bëjë COVID-in pjesë e frontit qesharak opozitar.
“Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu! Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!”, shkruan Rama.
Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!
— Edi Rama (@ediramaal) November 9, 2020
Këto reagime vijnë pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 501 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë, kanë humbur jetën dy pacientë në spitalet COVID. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Lexo gjithashtu:
Shifra rekord, mbi 500 persona të infektuar me COVID-19 në 24 orë
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk