Pandemia, Basha: Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish, këtë javë i dha 800 mln lekë inceneratorit të Elbasanit

10 Nëntor 2020 | 09:54

Kryetari i Partisë Demoraktike, Lulzim Basha ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me qytetarët e Lushnjës. Basha në fjalën e tij është ndaluar tek situata e COVID-19 në Shqipëri, ku theksoi se për shkak të keqmenaxhimit kanë humbur jetën shumë pacientë të infektuar. 

“Premtoi shëndetësi falas. Sot u krahasua me Gjermaninë dhe Francën. E para jep 24%, e dyta 23% të PBB-së për krizë, ndërsa Shqipëria 0,89%.  Sipas FMN-së më pak se 1% ka dhënë për ndihma për shqiptarët në këtë kohë pandemie.

Imagjinoni sa pensionistë mund të ndihmonte me atë çek prej 20 mijë lekë në muaj për pensionistët. Duhet të rimbursonte paketën e ilaçeve të COVID. Imagjinoni se çfarë do të bënte nëse paratë e do i çonte për spitalet.  Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish.

Pasi shkatërroi ekonominë po shkatërron jetët dhe shëndetin e shqiptarëve dhe kjo vetëm e vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive.”, u shpreh Basha. 

Shefi i opozitës tha se qeveria në vend që të ndihmojë qytetarët në kohë pandemie, paratë e taksave të tyre i çon për një grusht miqsh të kryeministrit dhe solli shembullin e inceneratorëeve ku sipas tij vetëm dy ditë më parë plot 800 milion kanë shkuar për inceneratorin e Elbasanit.

“Edhe këtë javë 800 milionë lek të taksave tuaja, banorëve më të varfër të Ballkanit ia ka dhënë inceneratorit të Elbasanit”,  tha Basha. 

“Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish. Pasi shkatërroi ekonominë po shkatërron jetët dhe shëndetin e shqiptarëve dhe kjo vetëm e vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive. Vetëm e vetëm për të vazhduar edhe në kohë pandemie vjedhjen e parave të qytetarëve.”, u shpreh kryedemokrati më tej. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026