Pandemia dhe rritja e çmimeve shton listën e huave nëpër dyqane
Pandemia dhe rritja e çmimeve ka bërë që numri i familjeve që marrin ushqime me listë është rritur.
Shumë shitës të dyqaneve në Vlorë shprehen se për shkak të rritjes së çmimeve shumë familje nuk arrijnë të plotësojnë nevojat bazike.
Ushqime me listë tregojnë ata nuk marrin vetëm pensionistët, por edhe të rinj dhe kryefamiljarë.
“Moshat janë të ndryshme ka të rinj, por edhe pensionistë që presin të marrin pensionet të paguajnë. Shiko sa është fletorja të gjithë lista, kanë nga 7 muaj, ca kanë ikur fare dhe nuk kanë paguar”, shprehet një pronar ushqimoreje.
Shitësit përveç shqetësimit të blerjeve me listë, vuajnë dhe problemin e uljes së xhiros për shkak të largimeve.
“E kam fletoren plot me borxhe. Pa punë, pa shpresë duam të ikim s’ka njerëz në këtë orë do ishte kulmi i blerjeve”, deklaron një shitëse.
Shumica e produkteve që merren janë produktet bazike për të jetuar.
“Marrin ushqime, bukë, kos, qumësht të arrij këtu është pikë kritike. Nuk e mbaj dot bukën, nuk e di deri ku do arrijmë”, shprehet një tjetër shitës.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara