Pandemia, drejtori i ISHP-së në RMV: Protokollet e sigurisë anti-COVID nuk janë respektuar si duhet
Në një intervistë për Euronews Albania, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaban Memeti foli më tepër rreth situatës së pandemisë atje.
Ai tregoi se mos respektimi i protokolleve të sigurisë anti-COVID deri më tani ka bërë që Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse të marrë masa më të rrepta kufizuese në mënyrë që të frenojë përhapjen e virusit.
Pyetur nga gazetarja Çifligu nëse për festat e fundvitit grumbullimet do të tolerohen, Memeti u shpreh rreptësisht kundër.
“Do të vazhdojë rekomandimet e më hershme që jo më shumë se katër persona në hapësira të hapura. Gjithashtu mbetet në fuqi edhe rekomandimi që edhe në hapësira të mbyllura të ketë numër të kufizuar të njerëzve gjatë festave të fundvitit,” – u shpreh Memeti.
Ndërkaq sa i takon kapaciteteve spitalore ai tregoi se për momentin po përballohet por sidoqoftë janë të tejmbushura.
Ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut është shënuar një rënie e numrit të rasteve të reja me COVID por pavarësisht kësaj, mbetet shqetësues numri i viktimave ku nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2147 persona.
Qeveria sot, do të shqyrtojë masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse që kufizimi i orarit të bareve dhe restoranteve të fillojë në orën 18:00 dhe jo në orën 22:00 siç ka qenë deri tani.
Kufizimi do të zgjasë deri më 20 janar. Në orën 13:30, kryeministri Zaev dhe ministri i Shëndetësisë Venka Filipçe, kanë parashikuar një konferencë të përbashkët për shtyp në lidhje me situatën e pandemisë.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona