Pandemia nuk kursen as bluzat e bardha, 22 mjekë të vdekur dhe 3.493 të infektuar në Maqedoninë e Veriut

28 Janar 2021 | 19:38

Në Maqedoninë e Veriut, që prej fillimit të pandemisë, rezultojnë të jenë të infektuar me COVID-19, 3.439 mjekë, infermierë dhe punonjës së tjerë në sektorin e shëndetësisë. Vetëm ditët e fundit të dhjetorit 2020 janë infektuar 259 bluza të bardha, ndërkohë që në total janë shënuar 22 fatalitete.

Për vetëm disa ditë, rreth 20 të punësuar në Klinikën për Nefrologji, janë infektuar me virusin COVID-19, dhe kjo ka ngritur alarmin tek autoritetet për infektimin masiv në mesin e punonjësve shëndetësor. Për këtë shkak po bëhen edhe analiza nëse kjo ka të bëjë me mutacionin britanik të virusit Korona për shkak të përhapjes së shpejtë”

Drejtoresha e klinikës për Nefrologji, e cila është po ashtu në mesin e të infektuarve të klinikës, nëpërmjet një përgjigje me shkrim për Euronews Albania, thotë se i kanë ndjekur të gjithë protokollet për mbrojtje, por se virusi ishte më i fortë se ta. Ndërkohë janë duke u bërë analiza se kush e ka sjellë virusin në klinikë, punonjësit shëndetësor apo pacientët. 

“Për momentin kemi të infektuar 8 infermierë nga gjithsej 53 të punësuar sa kemi në klinikë, 1 laborant nga gjithsej 2, 1 psikolog, 9 mjekë nga gjithsej 24 dhe 3 nga gjithsej 17 teknikë. Ne jemi të gjithë pjesëmarrës në luftën kundër pandemisë që nga fillimi, punojmë me pacientë të infektuar dhe kemi sistem dhe rregulla për të mos pasur grumbullime të të punësuarve. Kemi edhe pajisje të mjaftueshme. Presim përgjigje nga Akademia e Shkencave dhe profesionistët që analizojnë virulence e virusit, se cili është shkaku i këtij infektimi masiv për shkak se që nga fillimi i pandemisë nuk kemi pasur rast të tillë”, tha Irena Bushletiq, drejtoreshë e klinikës për Nefrologji. 

Nga Ministria e Shëndetësisë sigurojnë se as në këtë klinikë, por as në klinikat e tjera ku janë paraqitur të infektuar nga radhët e personelit mjekësor, nuk ka pengesa apo mungesa në punë.

Mjekët e pyetur në spitalin shtetëror të Shkupit janë në dijeni për numrin e lartë të të infektuarve në mesin e punonjësve shëndetësorë, megjithatë ndjehen të sigurt, pasi personalisht i respektojnë protokollet dhe mbajnë pajisje mbrojtëse.  

“I respektojmë protokollet e ministrisë. Kemi pasur kolegë të infektuar, por tani të gjithë janë në gjendje të mirë. Jemi të gatshëm edhe për variantin britanik të virusit pasi çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj viruseve të ndryshme”, shprehet një mjeke.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026