Papa Françesku bën thirrje për paqe: Dy shtete, Palestinë dhe Izrael
Ndërsa Izraeli vijon i vendosur ofensivën e vetë në Gaza, Papa Françesku ka bërë thirrje në emër të zotit për ndalimin e luftës dhe sigurimin e kanaleve për ndihma humanitare dhe shëndetësore.
Gjatë lutjes të së dielës, Papa theksoi se situata është shumë e rëndë, ndaj nevojitet urgjentisht ndalimi i konfliktit, lirimi i pengjeve të marra nga Hamasi dhe garantimi i jetës së fëmijëve të prekur nga lufta që sipas tij duhet të kthehen tek familjet e tyre.
Kreu i Vatikanit ka mbështetur propozimin për krijimin e dy shteteve si zgjidhje përfundimtare për konfliktin e vjetër që ekziston mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Papa Françesku bëri një lutje urgjente për ndalimin e konfliktit në Gaza të dielën, duke bërë thirrje për ndihmë humanitare dhe ndihmë për të plagosurit në mënyrë që të lehtësohet situata “shumë e rëndë”. “Unë vazhdoj të mendoj për situatën e rëndë në Palestinë dhe Izrael, ku shumë njerëz kanë humbur jetën. Unë ju lutem që të ndaloni në emër të Zotit, pushoni zjarrin”, tha ai, duke folur para turmave në Sheshin e Shën Pjetrit pas lutjes së përjavshmes Angelus.
“Shpresoj se do të bëhet gjithçka për të shmangur zgjerimin e konfliktit, që të lënduarit të shpëtohen dhe ndihma të arrijë për popullatën e Gazës, ku situata humanitare është shumë e rëndë”, tha ai.
Papa rinovoi thirrjet e tij për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të tij të 7 tetorit, duke u fokusuar te fëmijët, të cilët tha se “duhet të kthehen në familjet e tyre”. “Le të mendojmë për fëmijët, të gjithë fëmijët e përfshirë në këtë luftë, si në Ukrainë dhe në konflikte të tjera, e ardhmja e tyre po vritet”, shtoi ai.
Françesku, 86 vjeç, ka bërë thirrje tashmë për krijimin e korridoreve humanitare dhe ka thënë se nevojitet një zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas. Një zyrtar shëndetësor i Gazës tha të dielën se më shumë se 9,770 palestinezë janë vrarë në luftën, e cila filloi kur luftëtarët e Hamasit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit
- 15:59 Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit