Paqja fiskale, reagon BE për Euronews AL: Shqetësim serioz për propozimin e qeverisë
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur shqetësime serioze lidhur me propozimin e qeverisë shqiptare për “Paqen Fiskale”, duke theksuar nevojën për masa mbrojtëse kundër pastrimit të parave dhe uljen e përjashtimeve tatimore.
Pyetur nga Euronews Albania, delegacioni dha këtë përgjigje:
“Komisioni Evropian ka diskutuar propozimin e Paqes Fiskale me autoritetet shqiptare, përfshirë në takimin e Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet më 25-26 nëntor. Komisioni theksoi shqetësime serioze që lidhen me dekurajimin e pajtueshmërisë tatimore dhe përsëriti nevojën për vendosjen e masave mbrojtëse të forta kundër pastrimit të parave në propozim, ndërkohë që vazhdon të angazhohet në uljen e numrit të madh të përjashtimeve tatimore. Ne presim që këto shqetësime të adresohen. Ne kujtojmë më tej se Qëndrimi i Përbashkët i BE-së për grupin themelor nënvizon rëndësinë që Shqipëria të sigurojë që “amnistë e mundshme dhe programet vullnetare të pajtueshmërisë tatimore të jenë në përputhje me planet e vendit dhe të përparojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe të jenë në përputhje me acquis përkatëse të BE-së dhe standardet ndërkombëtare, të tilla si ato të përcaktuara nga Moneyval dhe FATF”.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 09:04 Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë