Paralajmërimi i gazetarit: Pse 30 mijë vota në Tiranë mund të mos prodhojnë mandat
I ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, gazetari Ardit Hoxha deklaroi se në Tiranë mund të ketë një handikap, ku mund të ndodhë që 30 mijë vota të mos prodhojnë mandat deputeti.
Ai tha se, bazuar në sondazhet dhe atmosferën politike që po analizon, duket se numri i votave që do të shkojnë dëm do të jetë shumë i madh.
“Ne kemi në 2021 nëntë parti që kanë marrë 15,664 vota të nënta bashkë. Unë besoj se që në 11 maj, kjo shifër do të jetë të paktën e dyfishuar. Kjo do të bëjë që të kemi numrin më të madh të votave që shkojnë dëm dhe që që nuk do të prodhojnë mandat. Kemi PSD që merr 13,272 dhe prodhon mandat, ndërsa kemi edhe 15,664 votues që nuk kanë një përfaqësim të tyre. Ajo që besoj, duke parë sondazhet dhe atmosferën politike, është se ky numër mund të shkojë deri në 30 mijë vota që nuk do të mund të prodhojnë mandat deputeti në Tiranë”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:06 Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 13:06 Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia
- 12:59 BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina
- 12:56 Merz reagoi për kombëtaren gjermane pas humbjes në Botëror, kritikohet kancelari gjerman
- 12:52 Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin