Çeka tregon formulën: Sa vota i duhen një partie të vogël për të marrë një mandat
I ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Blendi Çeka nga Data Centrum shpjegoi me detaje shifrat që i duhen një partie të vogël për të marrë të paktën një mandat deputeti dhe formulën e përllogaritjes.
Çeka shpjegoi dhe metodikën që përdoret në përllogaritjen e votave që prodhojnë mandate, dy nivelet që një parti duhet të kalojë për të marrë një mandat dhe klauzolën kur të gjitha votat e marra të zërohen.
“Idea është kështu: gjithmonë me një lloj përafërsie, në rast se kemi 9 parti të reja ose të vogla që janë në listë, duke hequr PS-në dhe koalicionin e PD-së, ngelen 9 subjekte dhe koalicione. Për këto 9, në rast se duan të marrin të paktën një mandat në Tiranë, duhet të kalojnë dy nivele. I pari është të kalojnë pragun kombëtar që është 1%, që lidhet përsëri me pjesëmarrjen që duhet të kenë, 18 deri në 19 mijë vota në total në Shqipëri, që të futen në ndarjen e mandateve. Ky është pragu 1% që të duhet të marrësh në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që të fillosh garën për shpërndarjen e mandateve. Të gjithë ato subjekte që nuk e plotësojnë këtë shifër në të gjithë Shqipërinë eleminohen direkt. Ky është veprimi i parë që bën KQZ, që të gjithë këto i skualifikon automatikisht nga gara, pasi duhet të kalosh këtë nivel për të hyrë në garën e mandateve, dhe secilës prej këtyre i duhet që të kalojë 18-19 mijë vota në gjithë vendin dhe më pas duhet të marrë minimumi 13-13,500 vota në Tiranë. Nëse ndodh që merr 13 mijë në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë merr 17 mijë dhe është poshtë 1 %, automatikisht skualifikohet dhe i digjen këto 13 mijë vota të Tiranës dhe bëhen zero,” tha Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:06 Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 13:06 Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia
- 12:59 BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina
- 12:56 Merz reagoi për kombëtaren gjermane pas humbjes në Botëror, kritikohet kancelari gjerman
- 12:52 Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin