Zgjedhjet 2025/ Saraçi: Partitë e vogla, vështirë të nxjerrin një mandat deputeti
Romir Saraçi, i ftuar në emisionin “Barometri”, ka komentuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në qarkun e Tiranës. Ai theksoi se partitë e vogla do të kenë vështirësi për të siguruar një mandat deputeti, duke krahasuar mundësitë e tyre me forcat politike të mëdha që dominojnë aktualisht.
Në lidhje me mundësinë e një rotacioni politik, Saraçi tha se votat e këtyre partive të vogla, të paktën në Tiranë, kanë shpesh si objektiv mbajtjen e Edi Ramës në pushtet.
“Nëse partitë e vogla mendojnë rotacion në zgjedhjet e 11 majit bëjnë mirë të tërhiqen nga gara dhe ti shërbejnë një beteje . Të gjitha votat e partive të vogla nisur dhe nga rezultatet e 2021 dhe gjithë historiku i zgjedhjeve në Tiranë, kanë një qëllim: Mbajtjen e Edi Ramës në pushtet”, tha Saraçi.
Ai theksoi gjithashtu se do të jetë thuajse e pamundur që partitë e vogla të fitojnë një mandat deputeti.
“Në Tiranë do jetë thuajse e pamundur që partitë e vogla të nxjerrin një mandat deputeti përveçse forcave politike. Forcat e reja e kanë gjithmonë më të vështirë”, shtoi Romir Saraçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje
- 13:06 Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 13:06 Zbulimi i laboratorit të kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin nga Kolumbia
- 12:59 BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina
- 12:56 Merz reagoi për kombëtaren gjermane pas humbjes në Botëror, kritikohet kancelari gjerman
- 12:52 Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin