Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologia Ladja Porja bëri parashikimin e motit për këtë javë. Pas ditëve të ftohta të fillimit të janarit, sipas saj, ky muaj do të mbyllet me temperatura më të larta dhe më shumë rreze dielli.
Sipas Porjas pas motit të ftohtë gjatë mesit të janarit, java ka nisur me temperatura të larta që kanë arritur deri në 18 gradë Celsius në zonat bregdetare”.
Parashikimi për ditët në vazhdim
“Të martën dhe të mërkurën, moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu të intensitetit të ulët, të cilat nuk pritet të shkaktojnë probleme. Në zonat verilindore, mund të ketë reshje të vogla dëbore të mërkurën. Siç e thamë reshje shumë të vogla do kemi të martën dhe të mërkurën ndërsa të enjten dhe të premten përmisohet moti duke përfunduar në një fundjavë me diell dhe temepratura të larta. Edhe pse reshje të vogla janë të mundshme, situata termike do të mbetet më e ngrohtë se mesatarja e janarit, me temperatura maksimale që do të arrijnë deri në 18-19 gradë Celsius dhe minimale deri në -2 ose -3 gradë Celsius në verilindje.
Përmirësim i motit për fundjavë
Meteorologia shtoi se, pas reshjeve të vogla të martën dhe të mërkurën, moti do të përmirësohet të enjten dhe të premten, duke sjellë një fundjavë të diellit dhe temperaturave të larta. Në fund të janarit, temperaturat do të mbeten më të larta se vlerat normale për këtë periudhë, duke arritur deri në 18 gradë Celsius.
Moti në rajon
“Në lidhje me situatën meteorologjike në rajon, Porja informoi se edhe vendet e tjera të Ballkanit do të kenë një mot të ngjashëm. Në Kosovë, pas ditëve të ftohta, do të ketë mot të kthjellët me vranësira të shpeshta, ndërsa reshje shiu priten vetëm të mërkurën, në zonat kufitare me Shqipërinë. Temperaturat minimale do të variojnë nga -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 9 gradë Celsius. Po ashtu, në Maqedoninë e Veriut, moti do të jetë më i ngrohtë, duke sjellë një javë të ngjashme me vjeshtën, me temperatura që do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius për maksimale”, përfundoi fjalën e saj Porja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përmirësohet situata nga moti i keq në qarkun Elbasan, rrugët të kalueshme
- Temperatura deri në 25 gradë- Parashikimi i motit për javën