Paratë e ardhura nga Malta blenë votat në 25 prill, akuzon Kryemadhi
Dy kompani në Maltë të lidhura me inceneratorët kanë sjellë para që janë përdorur për të blerë votat në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës.
Kështu tha kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në emisionin Now në Euronews Albania.
“Bëhet fjalë për dy kompani në Maltë. Njëra kompani është regjistruar në emër të Mirel Mërtirit. Dhe kompania tjetër është kompania që janë të përfshira të gjitha kompanitë shqiptare që janë të lidhura me inceneratorët. Pra një kompani offshore në Maltë e cila mbledh të gjithë skemën e të gjithë kompanive që janë të përfshira. Ndërkohë në dijeninë tonë, kompanitë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos përveç Zimbabves kanë disa kontrata të nënshkruara nërpëmjet lidhjeve të tyre politike në Bagdat, Irak dhe në Tunizi që përsëri janë kontrata të dyshimta që janë në funksion të pastrimit të parave”, tha Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, paratë kanë ardhur kesh në Portin e Durrësit dhe për këtë janë në dijeni edhe partnerët ndërkombëtarë.
“Nuk janë xhiruar në konto por kanë ardhur kesh në Portin e Durrësit siç erdhën ato të Belgjikës nëse e mbani mend. Por kanë ardhur nga Malta. Sigurisht që partnerët ndërkombëtarë kanë dijeni për to dhe sigurisht aty ku ka sy dhe veshë ka një regjistrim të lëvizjes së parave”, pretendoi kryetarja e LSI.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak