Parlamenti Evropian miraton rezolutën mbi progresin e Shqipërisë drejt BE-së
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka njoftuar se Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar me 58 vota pro tekstin e Rezolutës mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025.
Sipas tij ky zhvillim është i rëndësishëm dhe i mirëpritur dhe përbën një vlerësim të qartë për përparimin e qëndrueshëm dhe angazhimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në një postim në në X, Hoxha thekson se rezoluta vlerëson ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat deri në vitin 2027 dhe përforcon gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian, duke ofruar një pasqyrë të plotë, objektive dhe të balancuar mbi ecurinë e procesit të integrimit, thellësinë e reformave të ndërmarra dhe përafrimin e politikës së jashtme me atë të BE-së dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
“Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet pararojë në procesin e zgjerimit. Theksohet përkushtimi i qëndrueshëm, konsensusi i gjerë politik për integrimin evropian dhe mbështetja e fortë e qytetarëve për këtë proces. Hapja e të gjithë grup-kapitujve dhe ecuria e rregullt e negociatave janë dëshmi e progresit të arritur”, shkruan ai.
Hoxha thekson se rezoluta njeh edhe kontributin e Shqipërisë për stabilitetin rajonal si dhe angazhimin në iniciativa të rëndësishme të BE-së, përfshirë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor ndërsa shton se Shqipëria mbetet e angazhuar për vijimin e reformave, adresimin e sfidave dhe ruajtjen e ritmit të progresit drejt qëllimit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian, #AFET miratoi sot, me 58 vota pro, tekstin e Rezolutës mbi Raportin e #Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025.#Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e mirëpret këtë zhvillim të rëndësishëm, i cili…
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) May 5, 2026
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid