Partizani jashtë Champions, e penalizojnë gabimet. Sot zbret në fushë Ballkani
Bate Borisov ishte një mision i pamundur për kampionët e Shqipërisë të cilët janë eleminuar nga Champions League, ndërsa janë mposhtur me rezultatin 2-0. Pa tifozë dhe në një fushë asnjëanëse, skuadrat nuk patën shumë diferencë me njëra-tjetrën, por eksperienca e bjellorusëve bëri që ta zgjidhnin ndeshjen në vetëm dy dalje drejt sulmit. Ashtu si 1 javë më parë në “Air Albania”, Bate u tregua pragmatiste, duke kaluar në avantazh me Malkeviç në minutën e 71’.
Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, sulmuesit e skuadrës shqiptare u treguan të pasaktë, ndërsa ishte Shestjuk ai i cili vrau shpresat në minutën e 12 të shtesës duke vulosur fitoren 2-0. Bate në raundin e dytë do të përballet me Aris Limassol, ndërsa Partizani do të jetë pjesë e Conference League, aty ku e presin andorrianët e Club d’ Escalades.
Të martën disfatë pësoi dhe Struga, e cila u mposht në shtëpi nga Zalgiris me rezultatin 1-2, edhe pse kaluan në avantazh të parët, të besuarit e Shpëtim Duros e patën të pamndur të mbrojnë rezultatin. Në mbrëmje në fushë zbret Ballkani, në transfertën ngaj Ludogorets. Përballja e luajtur në Kosovë u mbyll me avantazhin 2-0 të klubit nga Suhareka, por që nuk përjashtohen surprizat në Bullgari.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
- Kampionati i Kategorisë së Parë vjen me ndryshime, formati për edicionin 2023-2024
- Ish-ylli i Cityt firmos me klubin e ri pasi u shpall i pafajshëm për përdhunim
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në