Pas grevës së arsimtarëve në RMV, qeveria u rrit pagën më 15%

17 Maj 2022 | 21:31

Pas më shumë se dy javë grevë në arsimin fillor dhe të mesëm të Maqedonisë së Veriut, dhe më shumë se dy javë dy javë të tjera negociata, është arritur marrëveshje për rritje pagash të punonjësve arsimor për 15 për qind, që do të paguhet nga muaji shtator.

“Ramë dakord ti pranojmë disa pjesë të kërkesave. Do të ketë rroga më të larta në arsim, nga muaji shtator do të ketë rritje rrogash prej 15 për qind për të gjithë arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme. Duhet të flasim edhe për kontratat kolektive, por do të ritakohemi përsëri. Jam i lumtur që çdo gjë mbaroj me sukses”, deklaroi ministri i arsimit Jeton Shaqiri.

Kërkesa e punonjësve arsimor ishte që të ketë rritje të pagave për 18 për qind, por oferta e parë e Qeverisë ishte vetëm 12 për qind, gjë që nxiti reagime të ashpra te mësimdhënësit dhe ndasi në mesin e tyre.

Pati edhe kërcënime se nuk do tu paguhen rrogat grevistëve por informacioni i fundit është se të gjithë do marrin pagat e plota ndërsa mësimi i humbur nuk do të kompensohet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026