Pas një muaji pezullim, rihapen qindra biznese, por ende nuk ka shitje

27 Prill 2020 | 14:57

Pas më shumë se një muaji, shqiptarët do të kenë mundësi të blejnë në dyqanet e veshjeve, aksesorëve dhe këpucëve. Këto kategori biznesesh janë lejuar nga qeveria që të hapin aktivitetin që prej ditës së hënë, por në kushte të shtuara higjeno-sanitare. 

Pronarët e këtyre bizneseve, tregojnë se i kanë zbatuar masat higjeno-sanitare të vendosura nga qeveria, në mënyrë që të rinisin aktivitetin e tyre.

Ata thonë se, kanë blerë maska dhe doreza si dhe bëjnë shpeshherë pastrimin e ambientit të dyqanit. Por, mbyllja e aktivitetit për një kohë të gjatë, ka sjellë vështirësi të shumta për këto kategori biznesesh. 

“Jemi prekur pasi malli ka ngelur stok. E kemi ndjerë këtë situatë normalisht si gjithë të tjerët”, tregon një pronare dyqani për shitjen e këpucëve.

Pronarët e dyqaneve optike, të cilat tashmë kanë një javë që kanë hapur bizneset, tregojnë se xhiroja e tyre ditore gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë më e ulët se ajo e një dite normale. 

Mbeten për t’u hapur baret, restorantet, parukeritë, klinikat dentare, kinematë dhe palestrat. Sipas kryeministrit Rama, këto kategori biznesesh do të hapen në fazën e fundit, për shkak të rrezikut të përhapjes së coronavirusit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026