Pasi siguroi ndihma ushtarake, Ukraina në luftime të vështira përgjatë kufirit

13 Maj 2024 | 07:12

Pasi u arrit miratimi i një pakete të re ndihmash amerikane prej 60 miliardë dollarësh, Ukraina po zhvillon beteja të vështira në kufijtë e saj, ndërsa mundohet të zmbrapsë sulmet ruse në rajonin Kharkiv.

Forcat ruse kaluan përtej kufirit të premten në rajonin Kharkiv, duke rrezikuar kështu çeljen e një fronti të ri në luftën që vazhdon prej 27 muajsh në jug dhe në lindje të vendit. Ushtria ruse njoftoi se ka marrë nën kontroll të paktën nëntë fshatra. Kievi thotë se i ka zmbrapsur sulmet dhe se po lufton për të rimarrë kontrollin e këtyre zonave.

Drejtuesi i ushtrisë ukrainase, Oleksander Syrskyi tha të dielën se forcat ukrainase po bënin gjithçka të mundshme për të mbajtur vijën e frontit.

Njësitë e Forcave Mbrojtëse janë angazhuar në luftime të ashpra për të zmbrapsur përpjekjet e pushtuesve rusë për të çarë vijën mbrojtëse dhe i kanë ndalur ata”, shkruajti zoti Syrskyi në rrjetin Telegram.

“Situata është e vështirë, por Forcat Mbrojtëse të Ukrainës po bëjnë gjithçka për të mbajtur pozicionet mbrojtëse dhe për t’i shkaktuar dëm armikut”, shtoi ai.

Ukraina është duke bërë përpjekje mbrojtëse disa muaj pasi u ngadalësuan furnizimet me municione amerikane. Forcat ruse kanë një avantazh domethënës në rekrutë dhe municione.

Zëdhënësi ushtarak Nazar Voloshyn tha për televizionin ukrainas se ofensiva kryesore ruse ishte ndaj qyteteve Vovchank dhe Lyptsi, rreth 20 km pranë Kharkivit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.

Në vitin 2022, pak pas fillimit të sulmit frontal, forcat ruse arritën deri në rrethinat e qytetit Kharkiv, por u zmbrapsën sërish deri përtej kufirit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026