Pasojat psikologjike nga pandemia, si na prek mënyra e re e jetesës dhe karantina shëndetin tonë mendor?

21 Prill 2020 | 16:31

Pandemia globale është një traumë për disa, e për disa të tjerë, një shans për të shijuar dhe shpenzuar më tepër kohë me familjen.

Karantina ndikon në shëndetin mendor të secilit nga ne, por të gjithë reagon në mënyrë të ndryshme. Disa natyrisht i druhen një kërcënimi të mundshëm të jetës, sidomos ata që kanë sëmundje shoqëruese dhe infektimi me COVID-19 do t’i vinte ata përballë një sfide të madhe.

Shumica e personave që janë socialë dhe papritur u është dashur të mbyllen në shtëpi dhe të ndërpresin çdo lloj kontakti me botën e jashtme, pas një kohe të caktuar kanë shfaqur shenja irritimi, zemërimi, konfuzion, mërzitje, lodhje emocionale, çrregullime të humorit, por edhe shqetësime të vazhdueshme për të ardhmen.

Natyrisht që ndryshimi i papritur i stilit të jetesës është një ndër faktet që luan gjithashtu rolin kryesor në këtë kohë pandemie. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjithkush nga ne duhet të përgatitet  për një mënyrë të re jetese, të paktën deri sa të gjendet një vaksinë për SARS Cov2 ose një medikament efikas për kurimin e kësaj sëmundje infektive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026