Pasojat që vijnë nga izolimi, psikologia: Njerëzit do përballen me ankthin dhe depresionin
Karantina apo izolimi i qytetarëve në shtëpi për shkak të pandemisë globale të COVID-19 ka shkaktuar pasojat e para sociale edhe në Shqipëri. Psikologia Anisa Zace theksoi në emisionin “Ilva Now” se kjo situatë, ka shkaktuar dhe do të shkaktojë në vijimësi pasoja të shumta mendore.
“Në fakt pasoja nuk do jenë të pakta. Do ketë mjaftueshëm pasoja për sa i përket shëndetit mendor. Qoftë izolimi, qoftë fakti se na duhet të përballemi me një mënyrë të re të jetesës, te njerëzit kanë filluar problematikat dhe nuk dinë nëse duhet të takohen në rrugë”, tha ajo.
Ajo theksoi se terapia më e mirë për t’i bërë ballë frenimit të pasojave që shkakton izolimi, është komunikimi me profesionistët e fushës dhe me familjarët.
“Sigurisht mbetet komunikimi me profesionistë të fushës, por në të njëjtën kohë komunikimi në familje është shumë i rëndësishëm. E mira do ishte një komunikim që të flasin se çfarë ndjejnë në këtë situatë”, tha ajo.
Sipas psikologes, mbyllja në shtëpi dhe frika për të nesërmen ka shkaktuar ndjenja të forta ankthi, depresion, frikë dhe probleme të natyrave të tjera sociale. Ajo theksoi se pavarësisht gjendjes aktuale, qytetarët do të përshtaten me ‘kthimin e ri’ në normalitet.
“ Në fakt fuqia më e madhe e njerëzve është përshtatshmëria. Unë mendoj se relativisht se është e thjeshtë përshtatshmëria, por kjo mbetet për t’u parë si si do të vijohet kur t’i kthehemi normalitetit. Do ketë ankth, do shohim njerëz që do ta kenë të vështirë dhënien e dorës. Vihet re që tani, që shikon njerëzit e trembur. Depresioni ka qenë këto kohë dhe që është parë shumë shpesh. Do ketë problematika në punë, për studentët, sepse janë shkëputur krejt papritur nga shkolla. Nxënësit duan të kthehen në shkollë, sepse iu mungon shumë”, theksoi mes tjerash ajo.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit