‘Pastaj do kthehet e të reagojë Jorgji…’, ish-lojtari nis kritikat

10 Prill 2023 | 21:17

Mesditën e së dielës, FSHF publikoi një njoftim në të cilin bënte me dije se ishte anuluan ndeshja e kategorisë superior mes Kastriotit dhe Bylis, ndërsa shkak ishin bërë kërcënimet me jetë të drejtuesve të klubit krutan, ndaj gjyqtarëve.

Gjithashtu akuza prekte dhe një pikë tjetër, atë të përballjes mes Kastriotit dhe Laçit, ku sipas FSHF, gjyqtari i ndeshjes anulloi një gol të rregullt në favor të kurbinasve, i cili do të sillte fitoren e tyre. Ndërsa ndeshja më pas u fitua nga Kastrioti, por i kushtoi vendin e punës trajnerit të Laçit Gentian Mezani, me këtë të fundit që u shkarkuar nga drejtuesit e klubit.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe ish-lojtari Artur Çobani, ku shprehu kritikat e tij në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews Albania.

Ngjarjet e fundit në sport ai i ka konsideruar skandale.

“Kush televizion ka paraqitur pamjet e asaj që ndodhi  në Pukë, askush përveç thënieve të këtyre gjyqtarëve. Atëherë po këto thënie e gjyqtarit tjetër që unë jam kërcënuar, pse nuk i marrin për bazë? Ku qëndron hezitimi. Apo do të shkojmë me hipotezën  që pas 10 vitesh të dalin e të thonë që unë sjam më Enea Jorgji. E keni parasysh rastin në Kukës. Këto janë skandale. Më vjen shumë keq që opinioni sportiv është shumë i dobët. Janë boshatisur stadiumet”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026