Pastori i ashpër me mbështetësit e abortit: Duhet të ruajmë jetën

28 Qershor 2022 | 21:40

Pastori Akil Pano thotë se është pro jetës, duke iu referuar nëse aborti duhet të jetë i lejueshëm apo jo.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Pano theksoi se jeta fillon që në ngjizje dhe nuk mund t’i mbetet e drejta nënës për të vendosur për fëmijën.

“Ne jemi pro jetës, nuk jemi kundra diçkaje tjetër. Jeta fillon që në ngjizje, që në embrion dhe ky embrioni nuk duhet parë si një dhëmballë e prishur, si një tumor që duhet hequr, si një copë mishi që nuk ka jetë dhe e drejta për të bërë çfarë të duash mbetet te nëna”, u shpreh pastori.

Sipas pastorit, e drejta natyrore na tregon që të gjithë ne si shoqëri njerëzore kemi përgjegjësi për të ruajtuar dhe mbrojtur jetën.

Vendimi i disa ditëve më parë i Gjykatës Supreme të SHBA për ndalimin e mbrojtjes kushtetuese të abortit në vend, ka shkaktuar reagime, por edhe debate në shumë vende të botës.

Vendimi i Gjykatës Supreme u shoqërua me mbylljen klinikave të abortit në disa shtete amerikane.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026