Pastori Vilajeti: Mos bëni tatuazhe në trup! Zoti e ka ndaluar

29 Maj 2024 | 10:41

Paulin Vilajeti ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning Albanians” , ku ka folur tatuazhet.

Ai tha se në Zoti e ka ndaluar bërjen e tatuazheve e sipas tij Perëndia nuk bën gabime. Pastori tha se nëse Zoti do kishte dashur që njerëzit të ishin të zbukuruar me tatuazhe do i krijonte në atë formë.

“Është hera e parë që publikisht para disa muajsh kam folur kundër tatuazheve. Zoti thotë “Nuk do të bëni asnjë tatuazh mbi trupin tuaj.”-dhe pastaj thotë: “Unë jam Zoti”.

“Gjithashtu në studimin që unë kam lexuar para dy muajsh ishin dy fenomene shumë të rrezikshme për tatuazhet. Fenomeni i parë ishte inflamacioni, pasi inflamacioni është sëmundja më e rrezikshme në trupin e njeriut.

Njerëzit që bëjnë tatuazhe, ata kanë dhimbje në trup, kanë dhimbje në kokë dhe ata nuk e kuptojnë nga u vjen. E dyta është sistemi imunitar, për shkak se janë 100 goditje në trup me gjilpërë, trupi merr një alarm që diçka e rrezikshme po i ndodh trupit dhe fillon sistemi imunitar për ta mbrojtur. Sistemi imunitar ndodh edhe që të japë dorëheqjen. Zoti e ka ditur këtë. Unë mendoj se Perëndia nuk bën gabime. Nëse Zoti do na donte të zbukuruar me tatuazhe, na kishte bërë ashtu”,-tha pastori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024