English

Pavarësia e SHBA, Begaj: Shqipëria e frymëzuar nga parimet amerikane të demokracisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Bajram Begaj në fjalën e mbajtur me rastin e festës së Pavarësisë së SHBA, gjatë një ceremonie të organizuar në ambasadën amerikane në Tiranë, tha se “Shqipëria është frymëzuar thellësisht nga parimet amerikane të lirisë dhe demokracisë”.

- Advertisement -

Begaj u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe procesin drejt i ntegrimit në Bashkimin Evropian.

Fjala e plotë e presidentit Bajram Begaj: 

Është kënaqësi e veçantë t’ju drejtohem sot në festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo datë qëndron në historinë e njerëzimit si monument i përkujtimit dhe nderimit tëvlerave të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Në vitin 1776, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bënë një deklaratë të guximshme: “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, kanë të drejta të patjetërsueshme si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.”

Shqipëria është frymëzuar thellësisht nga parimet amerikane të lirisë dhe demokracisë. Marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara është dëshmi e fuqisë së qëndrueshme të këtyre parimeve dhe e ndikimit të thellë që ato kanë në përcaktimin e fatit të një kombi, kombit tonë.

Miqësia historike midis dy popujve tanë mbështetet te respekti i ndërsjellë, vlerat dhe angazhimet e përbashkëta për paqe e prosperitet. Shqiptarët kanë ditur ndër shekuj të ruajnë tëpandryshuar kodin e tyre të shenjtë tëmiqësisë, mirënjohjes dhe të besës me mikun. Shqiptarët nuk i harrojnë kurrë ata që i kanë ndihmuar, u janë ndodhur pranë e u kanëdhënë dorën në ditë të vështira.

Shtetet e Bashkuara ishin pranë nesh në fillim të shekullit të 20-të, kur Shqipëria po kërkonte të bëhej “në vehte, e lirë dhe e mosvarme”. Presidenti Wilson ishte avokati më i fortë i tëdrejtës së shqiptarëve për vetëvendosje dhe ruajtjes nga copëtimi.

Qëndrimi i tij ishte jetik për shtetin shqiptar. Kjo mbështetje dhe miqësi nuk përfundoi këtu. Pas gjysmë shekulli izolim, Amerika erdhi e para për të na mbështetur, udhëzuar e ndihmuar në ngritjen e një sistemi të ri, të lirë, demokratik e pluralist. Amerika ishte sërish aty, pranë shqiptarëve, nëpranverën e 1999-s.

NATO, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ndaloi gjenocidin serb dhe i hapi rrugë krijimit të shtetit të dytë shqiptar, Republikës së Kosovës. Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara ishte jetike për çlirimin e Kosovës.

Ky veprim vendimtar solli jo vetëm paqe në rajon, por përforcoi edhe parimet e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe procesin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kjo mbështetje ka qenë thelbësore në forcimin e institucioneve demokratike e shtetit ligjor, promovimin e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sigurisë sonë.

Një nga kontributet më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri mbetet reforma në drejtësi, thelbësore për shëndetin e demokracisë sonë  dhe rrugën për integrimin në Bashkimin Evropian.

Shqipëria është një vend që, nën dritën e sëshkuarës, përpiqet të analizojë me pjekuri të tashmen, për t’u orientuar më mirë në të ardhmen e saj.

Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar për të forcuar me shtysa të reja dhe rezultate konkrete partneritetin tonë strategjik, nga koordinimi i ngushtë politik, në forcimin e shtetit të së drejtës, në zgjerimin e lidhjeve tona tregtare dhe investimet e dyanshme, në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë dhe mbrojtjes, si edhe në intensifikimin e shkëmbimevearsimore e kulturore.

Të dashur miq,

Sot, në një botë të mbushur me pasiguri dhe sfida, marrëdhënia midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbetet më e rëndësishme se kurrë.

Peizazhi global karakterizohet nga një mori krizash, lufta në Ukrainë dhe situata nëLindjen e Mesme, tensione gjeopolitike, paqëndrueshmëri ekonomike dhe kërcënime ndaj lirisë, demokracisë e të drejtave të njeriut.

Në një botë kaq të paqëndrueshme, partneriteti ynë strategjik shërben si një shtyllë force dhe siguri e përbashkët.

Vizita e fundit e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Tiranë ishte dëshmi e forcës sëkëtij partneriteti.

Sekretari i Shtetit ritheksoi rëndësinë e marrëdhënieve tona përballë ndryshimeve gjeopolitike e rinënvizoi rolin e Shqipërisë si një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Shqiptarët e çmojnë miqësinë me popullin amerikan. Në qendër të kesaj miqësie është komuniteti i hershëm dhe i ri shqiptar në Amerikë, Diaspora jonë.

Në këtë ditë të veçantë ne ju bashkohemi nëpërkujtimin e historisë suaj të pasur dhe parimeve tuaja të qëndrueshme.

Le të nderojmë miqësinë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një miqësime rrënjë të forta në vlera dhe vizion të përbashkët për një botë të drejtë dhe paqësore.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?