Ambasada e SHBA: Deklarata e “kuvendit gjithëserb”, sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit
Deklarata e përbashkët “gjithëserbe” mes Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Republika Sërpska (RS), buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime, tha të hënën Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë.
Një i ashtuquajtur “kuvend gjithëserb” u mblodh të shtunën në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të Republikës Sërpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin.
Në një postim në rrjetin social X, Ambasada amerikane tha se “deklarata nuk përbën mbrojtjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, siç pretendojnë autorët, por është sulm i qëllimshëm ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës. Kjo është e rrezikshme”.
Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.
Ambasada amerikane tha se deklarata e bëra nga zyrtarët e Republikës Sërpska, posaçërisht nga presidenti i saj Millorad Dodik dhe nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të RS-së, Nenad Stevandiq, rreth “deklaratës dhe planeve të Republikës Sërpska për ‘shkëputje’ – një emër tjetër për fjalën ndarje – përbëjnë sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe karakterit shumetnik të Bosnje e Hercegovinës”.
Ajo tha se Marrëveshja e Dejtonit për paqe dhe Kushtetuta e Bonje e Hercegovinës theksojnë në mënyrë eksplicite se Bosnja e Hercegovina është trashëgimtarja e vetme e Republikës së Bosnje e Hercegovinës me strukturën e saj të brendshme të modifikuar për t’u përbërë nga dy entitete.
“As Marrëveshja e Dejtonit e as Kushtetuta e BeH nuk u jep të drejtë entiteteve, apo ndonjë organi tjetër nënshtetëror, për ndarje, ‘shkëputje’, apo çfarë sinonimi tjetër të patakt për ndarje që sajohet nga zyrtarët e RS-së. RS-ja nuk është shtet dhe ajo mund të ekzistojë vetëm brenda Bosnje e Hercegovinës”, thuhet në reagim, shkruan REL.
Ambasada vlerësoi se planet e Dodikut e rrezikojnë të ardhmen paqësore dhe demokratike brenda institucioneve euroatlantike që e do populli i Bosnjës, përfshirë banorët e RS-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…