“Pazari është i qartë”-Bylykbashi: Çfarë pritet të ndodhë nesër në dyert e Kuvendit
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është shprehur se ditën e nesërme, kur pritet të votohet edhe heqja e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pritet që të mos jetë në normalitet.
Komentet Bylykbashi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se heqja e imunitetit të Berishës pritet të votohet edhe nga Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin, pasi sipas tij, kryedemokrati është pjesë e një pazari me kryeministrin Edi Rama.
Ai tha gjithashtu se ditën e nesërme pret që Garda e Republikës të pengojë deputetët që të hyjnë në sallën e Parlamentit.
“Parlamenti nesër nuk ka për të qenë në normalitet. Jam i sigurt se ata do të kenë nesër edhe votat e Bashës. Është e qartë se kush është marrëveshja dhe pazari. Basha e ka treguar veten e vet se çfarë është në këtë histori.
Është përtej çdo lloj imagjinate politike apo njerëzore. Ne nesër do të shkojmë në Parlament për të vijuar betejën politike. Ajo që pres unë është që Garda e Ramës do të pengojë deputetët të hyjnë në sallë.
A e patë që edhe deputetët që nuk kishin përjashtim u penguan të hynin në sallë? Kjo është çmenduria ku ka përfunduar Parlamenti dhe në këtë çmenduri sot pamë të përfundojë edhe Gjykata Kushtetuese”, tha Bylykbashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera