“PD bashkohet nëse largohet Berisha”, Deda flet për situatën në partinë e djathtë

20 Qershor 2023 | 12:28

Ish-funksionari i Partisë Demokratike Prel Deda ka komentuar situatën në PD, ku është shprehur se vendimet e kësaj force politike tashmë nuk po përfillen më nga Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se PD përfundimisht është e ndarë ndërsa nënvizoi se i vetmi nder që Berisha mund t’i bëjë Shqipërisë është të japë dorëheqjen.

“Grupi parlamentar krijohet në varësi të kryesisë. Që me vendimin e largimit të Bashës, u dha vendimi që zgjedhjet të bëhen pas zgjedhjeve të pushtetit lokal. Ky vendim u mor për shkak të hapësirës kohore. Foltorja nuk pati asnjë ulje në bisedime për të gjitha propozimet që u bënë. Vendimet e PD-së nuk u përfillën fare nga Berisha; ai ka partinë e vet. PD përfundimisht është e ndarë mbi politikën. Bashkimi është me anëtarët e PD dhe jo me Berishën. Njerëzit nuk duan as PS dhe as Berishën; ata janë e shkuara. I vetmi nder që Berisha mund  t’i bëjë Shqipërisë është dorëheqja. Besoj se PD-së do i bashkohen shumë personalitete dhe të rinj”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026