PD e ndarë për 33-vjetorin e themelimit, Bamir Topi i bashkohet festës së Bashës

11 Dhjetor 2023 | 17:07

Dita e sotme shënon 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ky përvjetor e ka gjetur të përçarë këtë forcë politike, ku dy grupimet, ai i kryesuar nga Lulzim Basha dhe ai i kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, do të fëstojnë të ndarë.

Lulzim Basha ka zgjedhur që bashkë me grupin e tij ta festojë në Pallatin e Kongreseve përvjetorin e themelimit të PD, ndërsa Berisha me mbështetësit e vetë në Hotel Tirana Internacional (i njohur si 15-katëshi), në orën 18:30.

Ajo që ka rënë në sy, është pjesëmarrja e ish-presidentit Bamir Topi në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të zhvillojë Basha ceremoninë përkujtimore.

Topi gjatë kohëve të fundit ka qenë i distancuar nga zhvillimet në PD, duke shfaqur shpesh kritika për mënyrën e drejtimit të kësaj force politike.

Kujtojmë se PD është partia e parë opozitare e themeluar në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026