PD “kërkesë urgjente” KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e votave të diaspora

20 Maj 2025 | 18:47

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos certifikim të rezultatit të votave të diasporës dhe auditim të procesit të votimit nga jashtë.

Duke listuar shqetësimet e tyre PD-ASHM është shprehur se procesi ka humbur besueshmërinë në sytë e publikut, por dhe ka dalë jashtë kontrollit administrativ dhe ligjor

“Në emër të Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore, kërkojmë zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që:

  1. Të mos certifikojë rezultatin për asnjë qark zgjedhor, përfshirë dhe rezultatin e votimit nga diaspora për atë qark, derisa të përfundojë një auditim i plotë dhe i pavarur mbi të gjithë procesin.
  2. Të ndërmarrë menjëherë një auditim të thelluar të gjithë procesit të votimit të diasporës, duke përfshirë:

Planifikimin dhe përgatitjen paraprake të procesit;

Prodhimin dhe shpërndarjen e fletëve të votimit;

Dërgimin, marrjen dhe protokollimin e zarfeve;

Procesin e administrimit, hapjes dhe numërimit të tyre;

Si dhe çdo akt tjetër i lidhur me këtë proces, që nga regjistrimi i votuesve e deri te shpallja e rezultateve për çdo qark.

Kërkojmë që ky auditim të realizohet nga ekspertë të pavarur, të paangazhuar me ndonjë institucion shtetëror apo politik, dhe që rezultatet e tij të bëhen publike në mënyrë të plotë.

Pa përfunduar ky auditim dhe pa u bërë transparencë e plotë mbi procesin, shpallja e çdo rezultati për votën e diasporës dhe për rrjedhojë për çdo qark do të ishte një veprim i nxituar dhe në kundërshtim me frymën e ligjit dhe kërkesat minimale të integritetit zgjedhor.

E konsiderojmë të domosdoshme që KQZ të ndërmarrë këto hapa urgjentë, jo vetëm për të adresuar dështimin katastrofik të këtij procesi, veçanërisht në shtete si Greqia, por edhe për të ruajtur legjitimitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në funksionimin demokratik të zgjedhjeve”,-shkruhet në shkresën e dërguar KQZ-së e cila mban firmën e Franc Nurit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026