PD nuk fitoi asnjë bashki, Basha: Nuk kam humbur asnjë garë në jetë
Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time, po jam përballur me masakra zgjedhore. Kështu u përgjigj kreu i PD, Lulzim Basha i pyetur për rezultatin e dobët të PD në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Ai i cilësoi zgjedhjet e së dielës një anomali e një anomalie të mëparshme.
“Unë e kam bërë të qartë dhe nuk ka qytetar që nuk e di që procesi i 6 marsit ishte një anomali e një anomalie. Anomalia e parë që ndodhi ishin zgjedhjet moniste të 30 qershorit 2019. Anomalia e dytë ishte që katër nga kryebashkiakët monist dolën me rekorde kriminale, njëri ndërroi jetë dhe tjetri vendosi të kandidonte”, tha kreu i PD.
Kryedemokrati pranoi se refuzimi i qytetarëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje është edhe përgjegjësi e PD, e cila siç tha do t’i nënshtrohet një reflektimi të thellë dhe shkëputje përfundimtare nga e shkuara.
PD u renditet parti e tretë në 5 bashki nga 6 bashkitë në garën e së dielës.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve