PD publikon emrat e Këshillit të ri Kombëtar, 50 për qind gra dhe të rinj

1 Maj 2022 | 14:16

Komisioni i Rithemelimi ka publikuar të dielën listën e emrave të rinj të Këshillit të ri Kombëtar të PD i votuar në Kuvendin e 30 prillit.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi tha se në listën prej 150 emrave më të votuar, 50 për qind ose 75 anëtarë të Këshillit të ri të PD vijnë nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor.

Mes emrave të votuar për Këshillin e ri të PD bie në sy rikthimi i Rudina Hajdarit, por edhe emra të rinj si Bujar Kapexhiu apo Glauk Olldashi, djali ish-deputetit të ndjerë Sokol Oldashi.

Kuvendi i një dite më parë caktoi edhe datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, që do të zhvillohen më 22 maj

Sali Berisha e ka shprehur hapur kandidaturën e tij për t’u zgjedhur sërish në krye të PD, 9 vite pasi dha dorëheqjen për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare në 2013-ën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026