Pedagogia Miti: Privati të rrisë pagat, mos të presë vendim qeverie
Pedagogia e ekonomisë, Mirela Miti, i ka bërë thirrje bizneseve private që të rrisin pagat për punonjësit, pa pritur vendim qeverie për rritjen e tyre.
Komentet Miti i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se punëdhënësi nuk bën dot pa punëmarrësin.
Ajo tha gjithashtu se punonjësit para se të nisin një punë të re duhet të kërkojnë fillimisht kontratën dhe të shohin të gjithë kushtet e punës.
“Dokumenti bazë është kontrata e punës me të cilën unë do ballafaqohem. Gjithmonë u them studentëve që elementi i parë është që të kërkoni kontratë pune kudo që të shkoni dhe e dyta është që të shihni të gjitha kushtet e punës dhe jo të thoni shyqyrë që gjeta një punë.
Të gjithë të ndërgjegjësohen. Punëdhënësi nuk bën dot pa punëmarrësin. Subjektet private të mos presin një vendim që nxjerr qeveria për rritje page, por ta motivojë punonjësin dhe ta çojë atje ku duhet. Duhet ta shikojë si bashkëudhëtar. Duhet ta motivosh punonjësin”, tha Miti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump