Pedagogia: Në Shqipëri punonjësi nuk merr atë që i takon, ndryshe është jashtë
Pedagogia Mirela Miti tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në Shqipëri punonjësi nuk merr aq sa i takon për punën që kryen, ndërkohë që ndryshe funksionon jashtë shtetit.
Ajo apeloi që bizneset në vendin tonë të marrin shembull nga vendet e huaja.
“Ajo që unë shikoj është mos ndryshimi i mentalitetit për mënyrën e të bërit të bizneseve. Kjo qasje duhet të ndryshojë: të vlerësohet sa më shumë krahu i punës dhe fuqia punëtore. Nuk mund të themi që nuk ekzistojnë në Shqipëri. Shqipëria ka shkollat profesionale që vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. E kam për mënyrën se si trajtohet fuqia punëtore, se si mundesh ta trajtosh dhe ta shikosh fuqinë punëtore, jo si person pa një lloj vlerësimi që i takon. Fuqia punëtore duhet parë si një bashkudhëtar i gjithë këtyre pronarëve, sepse fitimet do të varen shumë nga mënyra se si ti e trajton punonjësin. Në momentin që ti do t’i japësh punonjësit atë që i takon, normalisht edhe fitimet do të jenë më të larta sepse rendimenti i punonjësit do të jetë më i lartë,” – u shpreh Miti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh