Pedagogu tregon historinë e trishtë: Shoku i shkollës u shua me familjen nga tërmeti
Pedagogu shqiptar që jeton në Turqi, Betim Truçi, tha se nga tërmeti tragjik që tronditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit humbi mikun e tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se së bashku me mikun humbën jetën dhe familja e tij prej 7 personash.
Ndër tjera Truçi nënvizoi se Turqia ka mundësi që të ringrihet nga pasojat ekonomike, por problem mbetet humbja e jetëve.
“Turqia e ka mundësinë për të rindërtuar qytetet. Problemi më i madh është humbja e jetëve. Ne duhet të riaorganizojmë dhe shqiptarët që t’u kthejnë të mirën Turqisë. Do jemi disa ditë këtu. Një miku im së bashku me familjen e tij prej 7 personash u gjet nën rrënojat e tërmetit. Është një pikëllim i madh. Është shuar e gjithë familja. Ngeli e gjithë familja nën rrënoja”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit