Pedofilët që kërcënojnë lojën e fëmijëve, gazetarja denoncon rastin e rëndë

7 Shtator 2022 | 18:25

Gazetarja Ornela Gaçe ka denoncuar në rrjetet sociale rastin e një pedofili që ngacmon seksualisht fëmijët në zonën e Rrugës së Elbasanit, pranë shkollës ‘Osman Myderizi’.

Në një lidhje me emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania ajo tregoi se personi në fjalë bënte gjeste seksuale ndaj vajzave të vogla dhe kishte pasur një konflikt fizik me një nga prindërit.

Gazetarja tha se ai ishte një njeri që mund të evidentohej lehtësisht nga policia pasi lëviz lirisht në lagje dhe më e rënda është se ai nuk e kuptonte se po bënte krim, por e quante normale sjelljen e tij.

“Personi nuk ishte koshient se po bënte krim, thoshte nuk kam vrarë njëri. Nuk kishte informim se nuk mund të ngacmonte seksualisht një fëmijë. Këta njerëz kanë ndalë sheshit dhe fëmijët tanë janë të pambrojtur. Gjëja më e rëndë është se ky person ishte aq i papërgjegjshëm, pasi nuk e quante asgjë që po thërriste për joshje një fëmijë. Sot kam pasur telefonata nga komisariati nr. 2 dhe policëve u kam thënë që mund të gjeni me çdo patrullim, pasi është lehtësisht i identifikueshëm. Këtu gjërat ndodhin dhe pastaj ngrihet alarmi, policia duhet të bëjë detyrën”, tha gazetarja.

 

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026