Peleshi replika me Gjekmarkajn: Parlamenti shqiptar është ndër më liberalët në BE
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ka reaguar zëvendëskryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj i cili foli lidhur me seancën e së enjtes në Parlament. Peleshi u shpreh se Parlamenti shqiptar është ndër më liberalët në BE përsa i përket hapësirave dhe lirive të deputetëve.
“Ajo që ndodhi dje nuk mund të fshihet pas finesës letrare”, duke iu referuar mënyrës së artikulimit të Gjekmarkajt në seancën plenare.
Ai ka kujtuar se standardet e parlamentarizmit europian duhet të jenë udhërrëfyesi i sjelljes politike. Peleshi është shprehur se e vlerëson elokuencën politike të Gjekmarkajt, por ka nënvizuar se ndërhyrja e tij është thellësisht e ndikuar nga kalkulime politike.
“Nëse ju vazhdoni të mbroni atë që ndodhi dje, në fakt po nxisni një klimë përplasjesh dhe mosmarrëveshjesh që nuk i shërben askujt as Kuvendit, as qytetarëve, as vetë opozitës”, është shprehur ndër të tjera Peleshi.
“Për sa më përket, gjatë gjithë drejtimit tim dhe në mbarë karrierën time politike, mund të akuzohem vetëm për durimin e tepruar. Kam treguar një durim të jashtëzakonshëm dhe nuk jam marrë, e as do të merrem, me sulme personale ndaj askujt.
E vlerësoj shumë edhe elokuencën tuaj politike, por sot më vjen keq të them se ndërhyrja juaj është thellësisht e ndikuar nga kalkulime politike. Nëse ju vazhdoni të mbroni atë që ndodhi dje, në fakt po nxisni një klimë përplasjesh dhe mosmarrëveshjesh që nuk i shërben askujt as Kuvendit, as qytetarëve, as vetë opozitës”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)