Pengu i Bujar Kapexhiut: Si nuk e takova dot Mirush Kabashin
Aktori i madh Mirush Kabashi u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 75-vjeçare. Aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma, Mirush Kabashi që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Miqtë e tij, Bujar Kapexhiu dhe regjisori Ilir Harxhi ndanë në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Abania kujtimet me aktorin e madh.
Kapexhiu u shpreh se Mirush Kabashi ishte njëri që punonte shumë dhe do të mbetet në memorie si simbol i punës. Ai tregoi se kontakti i fundit me të ka qenë një telefonatë dhe se nuk ka mundur ta takojë.
“Ai merrte pjesë në filma, në skenë, në teatër me interpretime po aq origjinale, por ai i shtoi vetes recitimin. Sot ka pak aktorë që recitojnë. Mirushi e bënte në mënyrë të përkryer dhe të përditshme, nuk ngurronte kurrë kur e ftonin në aktivitete të ndryshme të recitonte. Hera e fundit ka qenë vetëm një telefonate, ai ndjehej optimist, se do bëhej më mirë. I thashë në telefon që do takohemi që të dhuroj librin me karikatura, ku ishte edhe ai, por ai iku dhe më vjen keq që nuk u takuam dhe ai nuk e pa atë libër”, tha Kapexhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:56 BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla, qëllim për të frenuar importet e lira kineze
- 15:45 Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?
- 15:31 Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
- 15:25 Gara U18 Gran Canaria 2026, xhudisti nga Kosova mposht në Spanjë xhudistin serb (VIDEO)
- 15:18 Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Si paraqitet gjendja e tij
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje