Pensionet e shqiptarëve në Greqi/ Rezhda: Ja kategoritë që kanë problem
Anila Rezhda, eksperte gjyqësore ne Selanik tha në një intervistë për Euronews Albania se asnjë person i cili ka punuar gjatë e madje ka blerë edhe shtëpi në Greqi, nuk do të mbetet pa pension.
Ajo tha se pavarësisht se për momentin po flitet shumë për skemën e pensioneve, në Greqi edhe ata që kanë punuar në të zezë për një kohë shumë të gjatë do marrin pension, ndërsa ata shqiptarë që kanë punuar që në fillim me siguracione, nuk kanë asnjë problem.
“Ata që janë futur që në fillim me siguracione, në këtë moment gëzojnë të drejta të plota e kanë pensione të plota. Ata persona që kanë punuar në të zezë, është gjithnjë problemi. Në momentin që këta kanë punuar në të zezë, i ka leverdisur edhe shtetit edhe personit.
Nuk ka asnjë shtet serioz në botë që të lejojë një njeri, i cili ka blerë edhe pronë, e ti thotë unë nuk do të jap pension. Sepse ai do taksën e pronës. Askush me një qëndrim të gjatë në këtë shtet, qoftë edhe me statusin e shtëpiakes në Greqi nuk mbetet pa pension”,-tha Anila Rezhda.
LEXONI GJITHASHTU:
- Falsifikonte dokumentet e nxënësve, pezullohet drejtoresha në Korçë
- Milatoviç: Njohja e pavarësisë së Kosovës e anëtarësimi në NATO, çështje të kryera
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë